MENU
klinika

Pritet të kërkohet...

Mbledhja e grupit të PS, kur do të zhvillohet seanca plenare?

01.04.2019 - 10:50

Gjatë ditës së sotme, Partia Socialiste ka mbajtur një mbledhje të grupit parlamentar.

Në këtë mbledhje është vendosur që ditën e mërkurë në orën 10:00 të zhvillohet seanca plenare.

Mësohet se gjatë kësaj mbledhjeje është vendosur që në seancë PS do të kërkojë shtyrjen me 3 muaj të komisionit të Reformës Zgjedhore.

Nga komisioni do të largohet Blerina Gjylameti dhe do të propozohet Damian Gjiknuri.

Gjithashtu pritet që mazhoranca të thërrasë edhe deputetët e rinj të zënë vendet e tyre në komisione.