MENU

Beteja e vajzës 26-vjeçare

Me fat që u preka nga lia e dhenve!

25.04.2019 - 17:27

Arti është pasioni im. Shkova në shkollë për pikturë, u bëra mësuese e artit, dhe tani kam biznesin tim të pikturës murale.

Dhe të mendosh se të gjitha këto gjëra nuk do të kishin ndodhur kurrë sepse unë morra linë e dhënëve.

Në fëmijëri, isha me fat që nuk u preka nga ky virus i zakonshëm. Vitet vazhduan dhe natyrisht u bënë më pak shqetësuese.

Unë kam qenë 26 vjeç në kohën që kam marrë linë e dhënëve, dhe atëherë kam mësuar se sa e rrezikshme mund të jetë kjo “sëmundje e fëmijërisë”.

Virusi u përhap në trurin tim, duke shkaktuar inflamacion të rrezikshëm. Shansi im i vetëm i mbijetesës ishte një procedurë e rrallë në të cilën gjysma e trurit u hoq. Mjekët ishin shumë të shqetësuar se unë do të mbetesha me dëmtime për pjesën tjetër të jetës sime dhe nuk do të mund të kujdesesha dot as për veten.

semundja e lise-konica.al

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, virusi më vonë infektoi dhe syrin e majtë, i cili gjithashtu duhej të hiqej.

I kam mbijetuar operacionit, por kisha nevojë për rehabilitim intensiv. Nuk ishte e lehtë. Duke ecur, duke folur, madje edhe per të shkuar në banjë u bënë detyra të vështira për mua. Më duhej të mësoja të bëja gjithçka përsëri. Më duhej të filloja. Dhe kjo ishte e gjitha për shkak të lisë së dhenve.

Unë nuk isha vaksinuar kur kam qënë fëmijë dhe nuk mund ta parandaloja. Por tani, askush nuk duhet të përjetojë atë që kam kaluar.

Vaksina e lisë së dhenve është në dispozicion dhe rekomandohet për cdo fëmijë fëmijë,dhe shpresoj që të gjithë ta bëjën. Por nëse nuk e keni bërë, ose nuk jeni të sigurt, ia vlen të pyesni mjekun.

semundja e lise-konica.al

Mbroni veten kundër lisë së dhenve.

Përkundër gjithçkaje, arti nuk më ka lënë kurrë. Jam me fat që jam gjallë dhe që kam biznesin tim mural.

Unë e çmoj çdo ditë. Mos lejoni që një sëmundje e parandalueshme nga vaksina t’ju ndalojë nga ndjekja e pasioneve tuaja.