MENU
klinika

Trajneri i Tiranës

“Më shqetësojnë aleancat, keqardhje për futbollin”

05.04.2019 - 14:20

Në prag të ndeshjes që Tirana ka në transfertë ndaj Flamurtarit, para mediave ka dalë trajneri Ardian Mema i cili është shprehur se skuadra e tij do të synojnë që të marrë më të mirën për t’u qetësuar në lidhje me pikët.

Ai shtoi se në këtë pikë të sezonit, e shqetësojnë aleancat ndërkohë që ka komentuar edhe incidentin në Fushë-Krujë pak ditë më parë, ku Mema u dënua nga Komisioni i Disiplinës.

 Mungesat? “Futbolli ka dëmtime dhe kartonë. Daja nuk do të jetë i gatshëm për nesër, ndërkohë që e gjithë pjesa tjetër është e gatshme.”

Loja? “Mënyra si luajtëm në Laç me shqetësoi. Ekipi u mundua të administrojë por doli nga loja e vet. Topin e kishim ne dhe kemi pasur shumë mundësi të mira, por nuk kemi arritur të shënojmë.

Ekipi më shqetësoi pasi lojtarët ishin te shpërqendruar. Kanë bërë gabime, por duhet të shohim para. Për Tiranën vijnë ndeshje të rëndësishme. Ekipi ka nevojë për pikë dhe jo për lojëra të bukura. Janë pikët ato të cilat na krijojnë qetësi.”

Atmosfera? “Me Laçin ndoshta ka ndikuar edhe konflikti. Atmosfera në Laç ishte e mirë dhe duhet të përqendrohem tek ekipi im. Jam trajner dhe i përkas vetëm fushës dhe nuk i përkas asaj që ndodh jashtë fushës.”

Aleancat? “Më shqetësojnë aleancat, për në ndeshjet e radhës. Ekipi mund të kthehet te lojërat e mira. Duhet të luftojmë për të arritur rezultatet e fazës së tretë. Ekipi ishte i qetë, ndërsa tani gjendja është më e rënduar. Qetësia për të punuar? Edhe nëse nuk e kam, më duhet që ta gjej.”

Ndeshja me Kastriotin? “Ndeshja në Fushë Krujë ishte shqetësuese për ne. Fusha e Kastriotit u licencua vetëm për ndeshjen ndaj Tiranës dhe më shqetëson ky fakt. Nuk dua t’i transmetoj ekipit energji negative.”

konica sportkonica sport mobile

Mungesa golit? “Nuk na mungojnë rastet, ka munguar përgjegjshmëria në mbrojtje dhe sulm. Edhe me Hasanin kam folur që duhet të tregohet më i përgjegjshëm për rastin që humbi në Laç. Ne na duhen pikët dhe jo spektakli.”

Flamurtari? “Është ekip i mirë dhe ka një trajner të mirë me të cilin kam punuar. E di si përgatiten ndeshjet, do mundohemi të jemi në ekuilibër për të mos pësuar gol dhe të mendojmë për rezultat pozitiv.

Më duhet të përgatis ekipin nga ana psikologjike. Kur i ke pikët e nevojshme, je më i lirshëm se kundërshtari, por ne nuk kemi se çfarë humbasim. Duhet të bëjmë detyrat në çdo ndeshje.”

Greca? “Ka bërë mirë me asistet, pavarësisht se nuk ka shënuar. Në javët e fundit kanë munguar edhe asistet dhe mund të ketë pasur një rënie. Duhet ta ndihmojmë edhe nga ana psikologjike pasi ditët në vijim, mund të jetë më mirë. Megjithatë, grupi është i pari dhe pastaj vijnë individët.”

Synimi? “Fillimisht më vjen keq ta them por ekipi duhet të largohet nga fundi i tabelës. Synimi tjetër është Kupa, por fillimisht duhet që Tirana të shpëtojë. Matematikisht çdo gjë është e hapur, mund të kualifikohemi në Europë edhe nga kampionati, por duhet të shohim vazhdimësinë.”

Kupa dhe marrëveshjet? “Nuk kam preferenca në Kupë, pasi janë 3 ekipe të mira dhe që të hapin punë. Ndeshjet e Kupës janë dy dhe kanë specifikën e tyre.

Nuk bëj marrëveshje për Kupën, pasi te unë duhet të mbizotërojë vetëm drejtësia. I kam dëgjuar marrëveshjet që bëhen nëpërmjet Kupës, por unë nuk jam nga ata”, – tha Mema.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN