MENU
klinika

Për pak minuta pilot

Meda guxon në kabinën e pilotëve

06.04.2019 - 14:57

Këngëtari Meda është mjaft i pëlqyer nga publiku shqiptar për zhanrin në të cilin këndon.

Ai është gjithashtu mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi  këngëtari ka pasur privilegjin që për pak kohë të qëndrojë në kabinën e pilotëve.

 

Atij madje për pak kohë i është besuar edhe pilotimi, gjithmonë nën kujdesin  e personave profesionistë .

Meda ka publikuar një video nga kjo eksperiencë në rrjetin social Instagram, duke thënë se e kishte nder dhe kënaqësi të bënte një gjë të tillë.

Kënaqësi ta drejtoj aeroplanin”, ka shkruar këngëtari në mbishkrimin e videos.