MENU
klinika

Pankina kuqezi

Mediet italiane: Ja kush është trajneri i Shqipërisë

08.04.2019 - 16:13

Duket se ka marrë një kthesë të madhe zgjedhja e trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare. Nga FSHF-ja nuk janë dhënë detaje, por në Itali duket se dinë diçka më shumë.

Nuk bëhet fjalë për Zaccheronin, kandidatin e fundit që doli në skenë, por për Edy Rejan. “Radio Kiss Kiss” në Itali e bën fakt të kryer, duke saktësuar se kanë mbetur vetëm disa detaje për të zyrtarizuar marrëveshjen mes Reyas dhe FSHF-së.

Armand Duka, sipas lajmeve të fundit, nuk ka takuar Zaccheronin në Itali, por Reyan. Ky ishte takimi i radhës, pas atij në Shkodër, kur u luajt ndeshja me Turqinë.

Detajet e fundit për t’u caktuar, gjithmonë sipas informacioneve nga vendi fqinj, kanë të bëjnë me anën financiare. Po ashtu, thuhet se Reja ka zgjedhur tashmë edhe ndihmësin e tij në stolin e Shqipërisë, që do të jetë Kolucci.

Edy Reja, ish-trajner i Lazios, e ndoqi nga afër ndeshjen Shqipëri-Turqi, 0-2, dhe nuk mbeti i kënaqur nga paraqitja e kuqezinjve. Tashmë mbetet të shihet zyrtarizimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN