MENU
klinika

Formula 1

Mercedez sundon në Baku, zhgënjen Ferrari

28.04.2019 - 19:21

Mercedes vijon dominimin në Formula 1 ku edhe sot në Azerbajxhan mori dy vendet e para. 

Valteri Bottas u shpall fitues ndërsa Hamilton u rendit në vendin e dytë.

Ashtu si starti i garës, nuk pati surpriza edhe në finish, ndonëse në fillim piloti i Ferrarit Charlse Leclerc dha sinjale se do të rivalizonte denjësisht.

Francezi u ngjit nga vendi i 10 në të parin, me gomat medium, por një strategji i gabuar e drejtuesve të Ferrarit, bëri që të rrinte gjatë në pistë dhe më pas të dështonte me gomat soft, duke e mbyllur garën në vendin e pestë, me xhiron më të shpejtë.

 

Vetëm vendi i tretë për pilotin tjetër të Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili bëri një garë të qetë, duke mos tentuar surpriza, por thjesht ruajti pozitat e tij të nisjes.

Pas garës së katërt, rikthehet në krye të renditjes për pilotë Valteri Bottas, që lë pas vetes Lewis Hamilton, ndërsa në vendin e tretë mbetet Max Verstappen.