MENU
klinika

Opinion

Mercenarët politikë dhe inteligjenca servile janë shndërruar në oligarkë postmodernistë

05.04.2019 - 16:19

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

1. Absurdi i kapitalizmit gjithëshqiptar, qëndron në atë se: diferencimi i shtresave sociale s’ka filluar si pasojë i logjikës së konkurrencës dhe “lirisë” së premtuar nga politikanët, por si pasojë e shfrytëzimit të privilegjeve dhe benificioneve që ofron pushteti dhe politika! Andaj s’është për t’u çuditur, përse ndodh gjithë kjo histeri dhe ky ngërç i theksuar në gjitha parlamentet shqiptare!

2. Ju sot mund të identifikoni njerëz apo elita të tëra pushtetarësh që deri dje së kanë pas në pronësi të tyre as edhe një biçikletë të vetme (!?) e sot kanë pallate, patundshmëri marramendëse e para në konto, që as vetë nuk e dinë se sa!!! Ndërkaq, çka është edhe më shqetësuese: të njëjtit, janë të mbrojtur edhe me ligjislacion që grupet e ndryshme interesi i kanë aprovuar nëpër parlamente?!

3. Për të qenë absurdi edhe më i madh, diferenca sociale është gjithnjë duke u ashpërsuar, e me këtë fakt është duke u rritur arratisja nga vendi. Kujtoj, që nuk do të shkojë aq larg koha kur qytetaria e zhgënjyer me “lirinë”, që e prodhoi pabarazia e theksuar në trojet shqiptare, do të revoltohet aq shumë, sa të pyes politikanët “brekë grisur”, se ç’u duhet atyre demokracia? Shoqëritë shqiptare, ngadal por sigurt po hyn në “mesjetën” postmoderniste. Sepse, agjensin kryesor të ikonografisë kishtare, në vazhdimësi po i zëvendësojnë elitat e “komandantave dhe paqësorëve”, kurse, ate të inkuzicionit famëkeq po e marrin ca mercenar të polikës ditore.

Kur gjithë kësaj odisejade t’i shtohet edhe “ushtria” servile e intelegjencisë së korruptuar dhe servile, s’ bashku me falangat mercenare mediatike, atëherë portreti dhe fryma e mesjetës postmoderniste, e merr si formën ashtu edhe përmbajtjen e apostrofuar sociale…

VIDEO/ Gjuhën e nënës nuk e venit asgjë dhe asnjë

“Dallëndyshe e vogël” këndohet në televizionin publik grek

Condoleezza Rice: Disa nga kundërshtarët tanë, sidomos Rusia...

Ish Sekretarja Amerikane e Shtetit: Ju rrëfej “Katër Kalorësit e Apokalipsit”

Policia e Shtetit: U hiqet patenta 34 shoferëve

Akset nacionale vëzhgohen me radar, “lumë” gjobash dhe arrestime

Nga Denis Dyrnjaja

Dashnorët e Partive

100 ditë pa asnjë person të infektuar

Njihuni me vendin më të sigurt në botë nga koronavirusi