MENU
klinika

Sulmi në Rinas

Meta kritika të forta Këshillit Kombëtar: Grabitja, cënim serioz i sigurisë!

10.04.2019 - 18:01

Presidenti i Republikës Ilir Meta e cilëson cënim serioz të sigurisë kombëtare grabitjen e 10 milionë eurove brenda aeroportit kombëtar të Rinasit ditën e djeshme.

Në një dalje drejtpërdrejt për mediat, Meta risolli në kujtesë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë një vit më parë ku kishte dhënë detyra konkrete për institucionet për të rritur sigurinë në aeroportin e Rinasit.

“Nisur nga ngjarja tronditëse e grabitjes së djeshme ndiej detyrimin dhe përgjegjësinë për këtë komunikim të drejtpërdrejt me ju dhe qytetarët. Përsëritja e kësaj ngjarje brenda një objekti të sigurisë së veçantë është e papranueshme. Si vend anëtar i NATO-s kemi detyrimin të garantojmë dhe standardet më të larta të sigurisë. Si kryetar i Këshillit të Sigurisë kombëtar në 16 maj të vitit 2018 kam organizuar mbledhjen e këtij këshilli me objekt gjendjen e sigurisë kombëtare.
Pika e tretë e axhendës së këtij takimi ishte pikërisht raporti për pikat strategjike portuale dhe aeroportuale të Republikës së Shqipërisë. Kam ngritur shqetësimin lidhur me mungesën e përgjegjësive të qarta që viheshin re mbi garantimin e sigurisë në aeroportin Nënë Tereza, mangësitë në akses dhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në raste rreziku”, deklaroi Presidenti.