MENU
klinika

"Terroristë dhe gjakpirës"

Ministri serb “shpërthen” kundër shqiptarëve

09.04.2019 - 12:22

Ministri i MAPL-së në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijevic ka ndjekur rrugën e ish-zëvëndësministres, Vesna Mikic.

Në datën që kujtonte 20 vjetorin e bombardimeve të Nato-s, Teodosijevic ka bërë një deklaratë diskrikiminuese dhe të ashpër.

Ministri nuk ka nguruar t’i quaj shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut ai e quan të trilluar.

Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi. Kjo është arsyeja pse sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serbë dhe policë në vendin e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtëquajtur paqësor në Kosovë e Metohi” ka thënë në fjalën e tij Teodosijevic në Zveçan.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!