MENU

'Mos luani me ne'

Mirdita kundër HEC-eve, banorët në protestë

20.04.2019 - 17:21

Lajmi për ndërtimin e 4 HEC-eve në Kaçinar të Mirditës ka revoltuar banorët e zonës.

Ata i frikësohen faktit se përrenjtë e zonës do të vendosen në shërbim të HEC-eve duke i lënë ata pa ujë.

Banorët thonë se nuk do të lejojne ndërtimin e HEC-eve.

Sipas tyre, 4 HEC-et që diskutohen, nëse ndërtohen, do të sjellin dëme të konsiderueshme në këtë zonë dhe në bujqësi.

“Natyrën që na fali Zoti, ne nuk e japim askujt. Nëse jepet uji, 7 katundi mbeten thatë. Po na morën ujin, si do jetojmë ne.”- thanë banorët.

Ata paralajmërojnë protesta deri në konfrotim fizik nëse do të ndodh e kundërta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Energji apo turizëm?

40% e HEC-eve në zona të mbrojtura