MENU
klinika

Kritikohet ashpër nga fansat

Modelja 17-javëshe shtatzënë, nuk i duket aspak barku

24.04.2019 - 15:53

Një modele 23-vjeçare është kritikuar ashpër nga ndjekësit e saj në “Instagram”, për shkak se është në pritje të ëmbël dhe nuk i duket aspak barku i rrumbullakosur.

Madje mund të themi që një i tillë nuk egziston tek ajo.

Bëhet fjalë për Belle Lucia e cila ndiqet nga plot 1.3 milionë ndjekës në rrjetin social.

Modelja është në javën e 17 të shtatzënisë dhe vendosi t’u përgjigjej të gjithë atyre që e kanë quajtur anormale për faktin që ka bark fare të vogël, thuajse se të padukshëm për një shtatzani.

Çdo femër e tregon ndryshe shtatzëninë e saj dhe nuk është aspak mirë që shani duke nisur nga format trupore, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një femër të shëndoshë apo për një femër elegante”, shkroi modelja angleze.