MENU
klinika

Ende nuk dihen shkaqet

Modelja e njohur ndërron jetë në moshën 37-vjeçare!

25.04.2019 - 15:09

Modelja kanadeze, Stefanie Sherk, ndërroi jetë në mënyrë tragjike në moshën 37-vjeçare.

Ishte bashkëshorti i saj Demian Bichir, i cili dha lajmin e trishtë se Stefanie u nda nga jeta më 20 prill, përmes një postimi në Instagram.

Ai nuk sqaroi më tej se cilat ishin shkaqet e vdekjes së modeles.

Të dashur miq, në emër të familjeve Sherk dhe Bichir Najera, me dhimbje të thellë njoftoj se më 20 prill të 2019-s, Stefanie Sherk, bashkëshortja ime e dashur dhe e përzemërt, u nda nga jeta në mënyrë paqësore.

Ishte një nga kohët më të trishta dhe të vështira të jetës sonë dhe nuk e dimë sesa kohë do të duhet që ta kalojmë dhimbjen.

Prezenca e bukurisë dhe e talentit të Stefanie-s do të na mungojë shumë.

Do ta mbajmë Stefanie-n në zemrën tonë gjithmonë”, shkruhej në statusin e tij në Instagram ndër të tjerash.