26.04.2019 - 12:35
Gazetarja e njohur Fjodora Fjora është rrëfyer për publikun shqiptar si asnjëherë më parë për jetën personale.
Ndonëse beqare, para 4 vitesh ajo guxoi të birësonte një djalë të vogël, Alteon.
Mirëpo së fundmi ajo ka folur veç të tjerash edhe për faktin që është beqare.
“Sa do që të përpiqen brenda vetes së tyre mbeten çunat e lagjes”, tha gazetarja duke i thumbuar paksa meshkujt shqiptar.
Pyetjes drejtuar nga gazetarët: “Po nga ëndrra që thonë që të gjitha vajzat e kanë të veshin një herë fustanin e bardhë, ti ke hequr dorë?“, Fjodora i është përgjigjur
“Po na duhet burrë një herë para dasme”,duke treguar se ende është beqare dhe në kërkim të dashurisë.