MENU
klinika

Deklarata

Modernizimi i policisë/ Lleshaj: Jep epërsi ndaj krimit!

02.04.2019 - 11:40

Gjatë konferencës “Menaxhimi i Çështjes”, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë fjalës së tij tha se është bërë shumë punë në modernizimin e policisë.

Lleshaj u shpreh se modernizimi i policisë bën që të luftohet më mirë krimi.

Synojmë modernizimin e veprimtarisë së policisë, është element i cili na kompenson përmasat modeste të policisë dhe bën që kjo polici të jetë efikase për shkak se do te jetë përditë e më moderne.Modernizimi i polici i jep forcave policore epërsi ndaj krimit. Policia shqiptare është e vendosur në rrugën e saj për të luftuar kriminalitetin”, tha Lleshaj.