MENU
klinika

Studimi

Mos e shmangni mëngjesin, ja rreziku!

24.04.2019 - 17:07

Sa herë që shmangni mëngjesin, shtoni rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, zbulon një studim i ri.

“Kushdo që nuk ushqehet në mëngjes është 87% më i prekur nga sëmundjet kardiovaskulare se ata që hanë mëngjes çdo ditë”, tha Dr. Wei Bao, një nga autorët e studimit.

“Mëngjesi besohet se është më i rëndësishmi ose të paktën një prej vakteve më të rëndësishme të ditës, prandaj nuk duhet të ketë zgjedhje “po” ose “jo”.

Janë disa faktorë të rrezikshëm që lidhen e shmangies së mëngjesit të cilat zhvillohen në organizmin tonë, si diabeti dhe tensioni i lartë.

Zbulimet tona lidhen me disa studime të mëparshme që tregojnë se personat që nuk hanë mëngjes rrezikojnë të vdesin për shkak të këtyre sëmundjeve”, shtoi Dr. Wei Bao.

Sëmundjet kardiovaskulare, kryesisht ataku në zemër shkaktoi rreth 15.2 milionë vdekjen në vitin 2016.