Prej ditësh moti vijon me reshje në të gjithë territorin e vendit. Të njëjtat kushte parashikohen edhe për ditën e sotme.
Sipas asaj që raporton IGJEUM, priten reshje të dobëta në pothuajse të gjithë vendin, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në zona të veçanta të ketë shtrëngata shiu dhe breshër.
RESHJET
Sot (e mërkurë dt.17) priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre). Në RASTE SHUMË TË RRALLA reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe dhe breshër.
TEMPERATURAT
Sot (e mërkurë dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 17 °C
në vendet e ulëta: 8 /18 °C
në vendet malore: 2 / 13 °C
ERA
Sot (e mërkurë dt.17) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.