MENU
klinika

Parashikimi

Moti “penalizon” protestën e opozitës? Flet meteorologia

13.04.2019 - 16:59

Protesta e opozitës duket se do të shoqërohet me reshjet e shiut.

Sipas parashikimeve bëhet me dije se reshjet do të jenë të vazhdueshme deri në 9 të darkës, por me intensitet disi më të ulët.

Meterologia Adiola Bani në një lidhje telefonike me Ora News tha se reshjet do të vijojnë deri në 8-9 të darkës.

Reshjet e shiut pritet të vijojnë deri në orën 8-9 të darkës, por duke filluar nga ora 5 do të kemi reshje më të pakta dhe më të izoluara, kryesisht të karakterit lokal.

Gjatë natës pritet që të kemi pushim të reshjeve, më pas do të kemi zhvillim të vranësirave, pasi dita e dielë paraqitet kryesisht paqëndrueshme dhe me reshje shiu. Pasditja do të ketë më shumë reshje“, u shpreh ajo.