Vetëm pak muaj pas lidhjes mes tyre, çifti i aktorëve i ka dhënë fund lidhjes.
Saktësisht pas 4 muajsh lidhje, romancës mes Kate Beckinsale dhe Pete Davidson duket se i ka ardhur fundi.
Një burim ka thënë për Entertainment Tonight, se 45-vjeçarja dhe 25-vjeçari nuk janë më bashkë.
Siç raportojnë mediat e huaja, burime nga familja e çiftit të njohur thonë se ata vazhdojnë të mbeten ende shokë.
Megjithatë historia e tyre e dashurisë ka përfunduar tashmë.
Lajmi duket i papritur në një kohë që vetëm 1 muaj më parë Beckinsale foli për marrëdhënien e saj me Davidson në një intervistë për “Los Angles Times”.
Por pritet të shihet në pak kohë nëse do të ketë një mundësi rikthimi apo jo mes tyre.