MENU
klinika

Detaje

Ndërtim tek UBT? Plasin protestat, ngrihen studentë e pedagogë

05.04.2019 - 10:15

Ditën e sotme studentët e Universitetit Bujqësor në Kamëz kanë dalë në protestë për të mos lejuar kthimin e fidanishtes ku ata bëjnë praktikën, në ndërtim.

Mësohet se në tokën ku është ngritur fidanishtja e UBT-së ka dalë pronari.

Ky i fundit ka një vendim gjykate me të cilin ka rimarrë pronën dhe e ka dhënë për ndërtim.

Dekani i UBT-së, sqaroi se kjo tokë i ka kaluar tashmë Bashkisë së Tiranës, e cila pritet të ndërtojë një shkollë të re.

“Kryeministri na pati premtuar neve se do t’i blejë këto prona që iu kishte dalë pronari dhe do na i kalonte neve që ta modernizonim fidanishten, por tani mësojmë që ia ka kaluar Bashkisë së Tiranës. Bashkia e Tiranës e ka marrë pronën më 1 Prill”, sqaroi dekani.