MENU
klinika

Ja si përgjigjet Isli

Ndjekësit- Islit: Duam foto nudo si Alban Ramosaj

30.04.2019 - 13:02

Vetëm pak kohë më parë, fotografia e këngëtarit të njohur Alban Ramosajt bëri xhiro në internet dhe u komentua gjatë për një arsye të guximshme nga ana e tij, ai kishte pozuar nudo. Një pozë e tillë i është kërkuar dhe moderatorit të njohur Isli Islami.

Islami ju kërkoi ndjekësve të tij t’i sugjeronin se cila duhet të ishte fotoja e tij e njëmijtë në Instagram.

Çfarë mendoni se duhet si postim i njëmijtë? Sugjeroni sugjeroni.“- është shkrimi i Islit në Instastory, sugjerimet i janë referuar mesazheve ku ata i kërkonin atij një foto si ajo  e Albanit.

Pasi nuk i ka pëlqyer kjo ide, Isli i kërkon fansave të bëhen pak seriozë dhe e thumbon publikisht Alban Ramosajn, duke thënë se nuk ka rrëshkitur ende që të bëjë një veprim të tillë.

Le të bëhemi çik seriozë dhe mundohuni ta ndani seriozitetin nga shakaja. Nuk kam rrëshkitur ende“, përgjigjet  ai në postim.