MENU
klinika

Përgjigja

Ndreu: PS do të rrëzojë Metën për vettingun në polici

23.04.2019 - 10:39

Socialistët kanë vendosur ta rrëzojnë Ilir Metën për vettingun në polici. Relatori i këtij ligji, Pjerin Ndreu, thotë se ligji do të kalojë kështu sic është, pavarësisht argumentimeve të dekretit presidencial.

“Ne do ta kalojmë sic është, pasi edhe misionet e huaja, si Pameca dhe Icitap nuk është se kanë qenë dakord që në fillim me projektin që kishim. Ne deshëm të bënim një reformë të thellë, dhe nuk i morëm parasysh sugjerimet e tyre, por na rezulton që mund të na kthehet në bumerang dhe që kjo mund të na kthehej në kosto financiare dhe njerëzore”,-thotë Pjerin Ndreu.

kolana e librave

Deputeti socialist nuk e pranon argumentin e Ilir Metës së vettingu në polici po kapet nga qeveria, në rast se sic parashikon ligji i ri, kontrolli bëhet nga SHCBA-ja, një strukturë në varësi të ministrit të brendshëm.

“Kjo nuk ka të bëjë fare me ndikimin e qeverisë në proces. Nëse marrim për bazë argumentin që SHCBA-ja është në varësi të ministrit, me të njëjtën logjikë duhet të themi se Komisionet Qendrore dhe ato Vendore, përbëhen nga personel në varësi po prapë të ministrit. Argumenti nuk qëndron”,-tha Ndreu.