MENU

EMRI

Ndryshon edhe Dibra, emërohet Drejtori i ri i Policisë

15.04.2019 - 14:06

Pas më shumë se 4 vitesh, është shkarkuar nga detyra Drejtori i Policisë Dibër, Edmond Tarkaj.

Në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër është emëruar Ylli Doda.

Ylli Doda ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në Policinë e Shtetit. Doda ka qënë më parë shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë.

Pak ditë më parë u ndryshuan më shumë se gjysma e shefave të komisariateve në vend.

Më herët janë ndryshuar drejtuesit e Policisë në Fier, Elbasan dhe Tiranë.