MENU

Nga The Guardian

Në Britani nuk ka kohë për pushime…

15.04.2019 - 16:48

Britania duhet të vendosë brenda pesë javësh nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e BE. Ka vendime të mëdha për t’u përballur më parë, edhe pse parlamenti është pushim…

Politika e Brexit ka nënkuptuar pafundësisht vështirësi që nga viti i ri. Tani ka një pauzë të shkurtër. Parlamenti është pushim dhe do të kthehet menjëherë pas Pashkëve. Gjithkush ka nevojë për pak pushim. Pashkët janë një kohë e mirë për të reflektuar. A mund të pushojmë edhe ne të tjerët?

Por urgjenca Brexit nuk është larguar. Këto ditë kanë shumë rëndësi. Ato nuk duhen bërë “Skip” vetëm sepse jemi të lodhur.

Ndoshta gjëja më e mirë janë bisedimet në vazhdim midis ministrave konservatorë dhe laburistë. Objektivi është gjetja e marrëveshjes së Brexit.

Të dyja partitë mund të jenë armike dhe aktivistët e tyre dhe votuesit kanë pikëpamje shumë të ndryshme për vendin e Britanisë në Europë. Por fakti që partitë gjithashtu kanë pikëpamje të përbashkëta rreth Brexit nuk është një surprizë. Të dyja palët duan të duken se po përpiqen shumë. Por pyetja e vërtetë është nëse ata mund t’i kthejnë këto bisedime në një marrëveshje.

Është e mundur që bisedimet të mund të japin një konsensus për pjesën më të madhe të përmbajtjes së një Brexit “të butë”. Por sa deputetë do të votonin për të?

Një e treta e deputetëve konservatorë, në minimum, nuk do ta bëjë këtë. Një proporcion i ngjashëm i deputetëve laburistë nuk do të votojë për referendum të dytë gjithsesi.

Një nga rreziqet e vendimit të BE-së për t’i dhënë Britanisë gjashtë muaj është se kjo kohë është mjaft e gjatë, por ndoshta jo mjaftueshëm sa për të zgjidhur atë që vendi me të vërtetë dëshiron. Janë vetëm pesë javë përpara se Britania të vendosë nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane. Ndaj, kjo nuk është koha për të hequr dorë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?