MENU

Postimi

“Ne e kemi bërë zgjedhjen”, Basha ka një mesazh për qeverinë

15.04.2019 - 09:58

“Opozita e ka bërë zgjedhjen e saj”, kështu shkruan kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një postim në Facebook.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij një video me momente nga protesta e së shtunës.

Basha thekson se opozita është me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj, sipas tij duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë:

Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!

Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin.

Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet! #shqiperiasieuropa“, shprehet Basha.