MENU
klinika

Video

Në Parkun e Karavastasë/ Çakalli në kërkim të gjahut

05.04.2019 - 19:14

Çakalli, një kafshë gjitare, grabitqare, më e vogël se ujku, me qime të kuqërreme, që ushqehet zakonisht me ngordhësira dhe që nxjerr një angullimë të fortë.

Më poshtë gjeni një video të marrë nga profili i Ndriçim Hysës, ku duket çakalli i filmuar në prill të këtij viti (2019), i cili duket të jetë në kërkim të gjahut.

Imazhet e videos janë marrë nga Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, një habitat tek i cili strehohen edhe mjaft kafshë të egra të tjera veç çakallit.

Ruajtja dhe shtimi i tyre mbetet mjaft i rëndësishëm për faunën shqiptare, dhe zinxhirin ushqimor në tërësi, në natyrë.

Ndiqni pamjet: