MENU
klinika

"Kusht i panegociueshëm është..."

Në tryezë me Ramën?/ Kërkesa e aleatëve për Metën, flet Basha

29.04.2019 - 14:09

Pas shpalosjes së platformës nga ana e aleatëve, kryedemokrati Basha në një deklaratë për mediat tha se qëndrimet e aleatëve janë në përputhje me PD dhe marrëveshjen e koalicionit.

I pyetur nëse do të ulet në një tryezë me Ramën, Basha u përgjigj:

Nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD dhe gjithë koalicionit tonë.

PD ka përfunduar javën e kaluar një dokument të detajuar sa i përket detyrave të qeverisë tranzitore në raport me zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe do ta paraqesë në ditët e ardhshme në mënyrë publike.

E kemi diskutuar dhe me aleatët tanë dhe një pjesë e mirë e pikave që aleatët kanë shpalosur sot janë dhe pikat e programit tonë, ka një përputhje totale.

Koalicioni opozitar po vepron me bashkëpunim, mirëkuptim dhe sinergji të plotë për të ecur përpara.Çështjet e tjera janë detaje të parëndësishme”- tha ai.

Sipas Bashës, “Kryesorja është zotimi i gjithë koalicionit opozitar, që është sot mazhoranca e re politike, numerike dhe morale në vend, është regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrja në zgjedhje vetëm kur të ketë vërtet zgjedhje dhe jo një farsë kriminale dhe kushti për këtë mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe një qeveri tranzitore që do të plotësojë kushtet për të cilat do të keni më shumë informacione në ditët në vijim”.