MENU
klinika

Samiti i Berlinit

Negociatat/ Rama takim me Merkel

29.04.2019 - 16:47

Po zhvillohet në Gjermani, Samiti i Berlinit, ku kancelarja gjermane Angela Merkel ka pritur pak momente më parë në një takim edhe kryeministrin, Edi Rama.

Mësohet ndër të tjera, se temë e takimit Rama-Merkel do të jetë çështja e negociatave.

Më herët kancelarja Merkel takoi edhe kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Kujtojmë që liderët e Ballkanit Perëndimor janë  mbledhur sot në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Në Samit ndër të tjera do të vijojnë edhe diskutimet për raportet e ndërfqinjësisë dhe mundësitë e pajtimit, nga ku do të kërkohet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.

Merkel dhe Macron do të dëgjojnë nga udhëheqësit e Ballkanit këndvështrimet e tyre dhe propozimet sesi mund të avancojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN