MENU
klinika

Grabitja në Rinas

“Ngushtohet rrethi”/ Rama: Një nivel i ri fuqie kundër krimit!

23.04.2019 - 17:43

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Twitter” për arrestimet e personave të përfshirë në grabitjen e Rinasit.

Rama shkruan se një tjetër person u arrestua nga policia, ndërsa thotë se kjo tregon se Policia e Shtetit po godet fuqishëm krimin.

Statusi i Ramës:

“Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit.E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete.”