MENU
klinika

Skenari

Nis mosbindja civile, 5 akset kryesore që do “pushtojë” sot opozita

25.04.2019 - 08:37

Nis sot zbatimi i ultimatumit të lëshuar nga opozita e bashkuar për qeverinë.

Opozita ka paralajmëruar se sot mosbindja civile do të demostrohet përmes bllokimit të akseve kryesore rrugore në vend.

Pritet që në orën 18:00, protestuesit të vendosen në 5 akset kryesore në mënyrë që të paralizohet trafiku.

Qytetarët dhe militantët e opozitës do të mbështeten nga ish-deputetët e opozitës, të cilët gjithashtu janë ndarë sipas zonave, të cilat kanë mbuluar përpara se të digjnin mandatet.

Në Elbasan protesta do të zhvillohet në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Në krye të kësaj proteste do të jenë ish-deputetët Edmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji dhe Hekuran Hoxhalli.

Në Durrës protesta do të zhvillohet në autostradën Plepa-Kavajë, ku në mbështetje të qytetarëve do të jenë ish-deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri dhe Florion Mima.

Në Tiranë do të zhvillohet protesta kryesore në rrethrrotullimin e “Shqiponjës”.

Në mbështetje të kësaj protestë do të jenë Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Halim Kosova, Gent Strazimri, Klevis Balliu, Agron Shehaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Valentina Duka, Astrit Veliaj, Isuf Çela dhe Fatbardha Kadiu.

Në rrethrrotullimin e Sheqit do të zhvillohet protesta e katërt e opozitës, në krye të së cilës do të jenë Enkelejd Alibeaj, Nada Meçorapaj dhe Tritan Shehu.

Simpatizantët e opozitës në veri të vendit do të grumbullohen në Milot, ku në krye të tubimit do të jenë Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj dhe Andon Frrokaj.

RRUGËT KU PROTESTON OPOZITA SOT, NË ORËN 18:00

1- Tiranë (Rrethrrotullimi i Shqiponjës).
2- Durrës (Autostrada Plepa – Kavajë).
3- Milot (Karburanti në Autostradë).
4- Fier (Rretrrotullimi i Sheqit).
5- Elbasan (Rrethrrotullimi Bradashesh).