MENU
klinika

"Do të ishte e mrekullueshme..."

Një deklaratë e bukur nga Rita Ora

30.04.2019 - 11:50

“Do të ishte e mrekullueshme sikur të bëja një këngë në shqip”

Rita Ora javë më parë qëndroi në Kosovë për një aktivitet humanitar në kuadër të organizatës së UNICEF.

Ajo së fundi ka dhënë një intervistë për mediumin zviceran “20 min” teksa ka folur para festivalit të parë shqiptar në Zurich – “Alba Fest” – ku ajo do të jetë ylli kryesor krahas yjeve tjera shqiptare që këndojnë në skenat tona dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për datat 29 dhe 30 qershor.

Rita Ora ka pohuar se do të ishte e mrekullueshme nëse do të inçizonte një këngë në gjuhën shqipe.

Do të ishte e mrekullueshme të incizoja një këngë në shqip ndonjë ditë”, citoi këngëtarja,.

E pyetur për yjet tjera shqiptare që po korrin sukses anembanë botës Dua Lipa e Bebe Rexha, Rita Ora ka thënë se shqiptarët e kanë në gjak muzikën e vallëzimin dhe suksesi nuk përbën çudi.

Ajo ka thënë po ashtu se njeh yjet shqiptare në Kosovë e Shqipëri duke deklaruar se është e lehtë të gjejë talentet lokale përmes internetit.

Ndërkohë Rita ka ftuar të gjithë të marrin pjesë në festivalin muzikor që do të mbahet në Zvicër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndër 20 më të transmetuarat për 2018

MTV shpërblen Rita Orën dhe “Anywhere”

"Një udhëtim fantastik me UNICEF..."

Lë Kosovën Rita Ora, tregon destinacionin e radhës