MENU

Histori

Një familje lufton fruthin!

23.04.2019 - 19:43

Para ca kohësh vendosa që të mos ti vaksinoj fëmijët e mi kundër fruthit për disa arsye. Tani e kuptova se çfarë gabimi serioz kam bërë.

Fëmijët e mi ishin të ekspozuar ndaj fruthit nga dikush në grupin e tyre të klasës. Pasi dëgjova lajmin, qëndrova gjatë gjithë natës duke bërë kërkime. Mësova se virusi i fruthit përhapet shumë lehtë dhe se djemtë e mi kishin të paktën 90 për qind shans për t’u sëmurur, sepse nuk ishin të imunizuar.

Gjëja e parë që bëra mëngjesin e ardhshëm ishte kontakti me mjekun, qëndrën e shëndetit lokal dhe shkollën e djemve të mi për t’u treguar atyre se çfarë ndodhi.

Ata rekomanduan që të tre djemtë e mi të rrinin në shtëpi për 18 ditë. Qëndrimi i mbyllur gjatë gjithë kohës ishte i vështirë, por ata filluan të përmirësoheshin ditët e fundit.

Në ditën e 17-të, djalit më të madh, i cili kishte të paktën të gjitha simptomat deri atëherë, ju shfaqen të gjitha shenjat treguese të fruthit: skuqje e përhapur, pucrra të qelbëzuara, të kruara dhe temperaturë.

Java e ardhshme ishte shumë e vështirë për të. Kruarja që shkaktonte nxehtësia ishte shumë e dhimbshme. Netë i kalonte shtrurë me shpinë në shtrat pa këmishë dhe dritaret e hapura.

Një natë pasi nuk mundi të flejë, erdhi në dhomën time dhe filloi të qante sepse nuk e dinte se çfarë dite ishte. U përkeqësua të nesërmen kur filloi të ankohej dhe për dhimbjen e vazhdueshme të stomakut. Brenda pak minutash i filluan dhe të vjellat.

Të shikoja djalin tim që vuante në këtë mënyrë ishte shumë e vështirë për mua dhe u ndjeva fajtore se ai po e kalonte këtë për shkak të vendimit tim vite më parë për të kapërcyer vaksinën.

Unë përpiqem të shoh pozitivisht. Kjo përvojë e tmerrshme – me gjithë dhimbjen, netë pa gjumë dhe mërzitjen – na dha një mësim të veçantë.

Për shkak të përvojës së parë të familjes sime, me të vërtetë mendoj se përfitimet tejkalojnë çdo dyshim kur bëhet fjalë për vaksinimin e fëmijëve tanë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të bëhet sëmundje serioze

Fruthi/ ISHP: Vaksinoni fëmijët