MENU
klinika

Papa Gjon Pali II

Njeriu i jashtëzakonshëm

02.04.2019 - 15:06

Shën Gjon Pali II (latinisht:Ioannes Pauluss II; italisht Giovanni Paolo II; polonisht Jan Paëel II).Lindur si Karol Józef Ëojtyła (18 maj 1920 – 2 prill 2005), ishte papë nga 1978-2005. Ai i zgjodh Papë nga konklava e dytë e vitit 1978, që u mblodh pasi Papa Gjon Pali I vdiq pas 33 ditësh të emërimit të tij. Kardinali Vojtila u zgjodh në ditën e tretë të konklavës dhe mori emrin e paraardhësit në nder të tij. Gjon Pali II është njohur për ndihmesën për shembjen e komunizmit në Poloni, si dhe në të gjithë Europën. Gjon Pali II ka përmirësuar ndjeshëm marrëdheniet e Kishës Katolike me Judaizmin, Islamin, Kishën Ortodokse të Lindjes dhe Bashkësine Anglikane. Ai përkrahu mësimet e kishës mbi çështjet sociale sidomos atë të familjes, si dhe mbështeti Kocilin II të Vatikanit dhe reformat e tij.

Ai është lideri që ka udhëtuar më shumë, duke vizituar 129 shtete gjatë papatit të tij. Me nismën e tij dhe theksimit po nga ana e tij për thirrjen në shenjtëri, ai lumturoi 1 340 njerez dhe kanonizoi 483 shenjtër. Një objektiv i rëndësishëm i tij ishte edhe kthimi i reputacionit të Kishës Katolike. Dëshira e tij ishte “të vendosë Kishën në zemrën e një aliance të re fetare që do të sillte bashkimin e judenjeve, myslimanëve dhe të krishterëve.” Është papa i dytë që ka qëndruar më shumë në krye të Kishës Katolike (27 vite), pas Papa Piu IX (32 vite).

 

Gjon Pali II, lindur dhe rritur në Poloni, u bë Papa i parë jo me shtetësi italiane pas Papa Adriani VI, që ishte gjerman. Çështja e shenjtërimit filloi një muaj pas vdekjes së tij. U lumturua më 1 maj 2001, nga Papa Benedikti XVI, pas vërtetimit nga Kokregata për Çështjen e Shenjtërve, të një mrekullie, duke ndërmjetësuar shërimin e një murgeshe franceze nga sëmundja e parkinsonit. Mrekullia e dytë u vërtetua më 2 korrik 2013 dhe u konfirmua nga Papa Françesku, dy dite më vonë (duhen dy mrekulli të vërtetuara, që një person të shpallet “shenjtë”). Gjon Pali II u shenjtërua së bashku me Papa Gjoni XXIII, më 27 prill 2014, në sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan.

 

 

Me 11 shatator 2014, Papa Françesku shtoi festën e Shën Gjon Palit II në Kalendarin e Kishën Katolike. Sipas traditës, shenjtërit festohen në datën e lindjes apo të vdekjes së tyre, por ajo e Shën Gjon Palit II (22 tetor) festohet në përvjetorin e emërimit të tij si Papë.

 

Papa Gjon Pali II ishte njeriu i jashtëzakonshëm, meshtari i rrallë, ipeshkvi i guximshëm, Papa i dashur nga bota mbarë. Shenjtori që kujtohet me të njëjtin përkushtim, admirim dhe vlerësim nga të gjithë besimtarët katolikë.

 

 

Karol Józef Wojtyla, që u bë Gjon Pali II me zgjedhjen e tij në Selinë Apostolike, më 16 tetor 1978, lindi në Wadovice të Polonisë, më 18 maj 1920. Duke nisur nga viti 1942, pasi Zoti e thirri për udhën e meshtarisë, ndoqi kurset e formimit në seminarin e madh klandestin të Krakovit, drejtuar nga kryeipeshkvi i vendit, kardinali Adam Stefan Sapieha.

Pas luftës, vijoi studimet në seminarin e madh të Krakovit dhe në Fakultetin e Teologjisë pranë Universitetit Jagellonica, deri në shugurimin meshtarak, në Krakov, më 1 nëntor 1946. Më 13 janar 1964 u emërua Kryeipeshkëv i Krakovit nga Papa Pali VI.

kolana e librave

Kardinajtë e zgjodhën Papë më 16 tetor 1978. Më 13 maj 1981, ndërsa përshkonte Sheshin e Shën Pjetrit me papamobil, me rastin e audiencës së përgjithshme, u plagos rëndë nga turku Mehmet Ali Agçà, që e qëlloi tri herë me pistoletë.

Papnia e tij është një nga më të gjatat në histori, gati 27 vjet. Gjon Pali II vdiq në Vatikan, më 2 prill 2005. U shpall shenjt, së bashku me Gjonin XXIII, më 27 prill të vitit të kaluar, gjatë një ceremonie të paharrueshme, në të cilën morën pjesë qindra mijëra besimtarë nga të katër anët e botës.

 

Ndërmjet datave të panumërta të jetës së tij të mbushur përplot me një veprimtari të gjithanshme: nga kremtimet në Vatikan, te vizitat  baritore; nga botimet, te takimet e panumërta  kishtare; nga themelimet e reja, te përtëritja e të vjetrave; nga shtegtimet në Itali e nëpër botë, në Ditët Botërore të Rinisë, për shqiptarët një datë e jetës së Shenjtit mbetet e paharruar: 25 prilli  1993, kur e shkeli dhe e puthi tokën shqiptare. Hyri kështu, në historinë e Shqipërisë, si Papa i parë që e vizitoi vendin, por edhe si Papa i parë që i dhuroi Kishës katolike të shqiptarëve hjerarkinë e parë kishtare të pas diktaturës, kardinalin e parë, Mikel Koliqin e të Lumen e parë Nënë Terezën.