MENU
klinika

Së shpejti me “Commando”

Noizy sërish bashkëpunim me Raf Camoran

04.04.2019 - 10:59

Suksesi i “Toto”, ka bërë që ata të bashkohen sërish për një projekt të radhës.Reperi shqiptar, Noizy dhe superylli evropian i muzikës hip hop-dancehall, Raf Camora, sërish do të realizojnë bashkëpunim.

Është Noizy ai që ka konfirmuar punën e tyre në një projekt të ri, pas një vere të suksesshme të tyre.

Në Instagram Noizy ka shkruar “Raundi 2”, duke zbuluar edhe titullin e projektit të këngës. “Commando” titullohet kënga e Noizyt me superyllin austriak që ka thyer rekorde në mbarë Evropën.

Data e  publikimit nuk është bërë ende me dije.

Ky bashkëpunim e ri është patjetër një punë që fillon menjëherë pas rezultatit të suksesshëm të   “Toto” që ka 50 milionë klikime në YouTube.