MENU

Nuk kalon "sitën" e Vetting-ut

KPK shkarkon kreun e Apelit të Krimeve të Rënda

09.04.2019 - 09:22

Kreu i gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Fehmi Petku është shkarkuar nga detyra me vendim të KPK-së.

Petku nuk ka arritur të kalojë “sitën” e Vetting-ut, pasi u akuzua gjatë seancës nga KPK për fshehje të pasurisë, deklarim të rremë dhe kontakte të papërshtatshme.

Këto akuza, Petku i mohoi gjatë seancës duke thënë se janë të pasakta.

Janë siguruar edhe informacione për përfshirje në korrupsion pasiv në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore”, tha relatorja e seancës, Pine.

Kjo e fundit, teksa relatoi raportin e DSIK-ut, shtoi se janë konstatuar të dhëna për djalin e gjyqtarit Petku, ku ngriheshin dyshime se mund të vihej nën presion nga krimi i organizuar. Këto përfundime të DSIK-ut dhe Komisionit u kundërshtuan nga Petku, i cili vuri në dyshime punën e Drejtorisë.

Gjyqtari tha se njëri prej dy raporteve duhet të jetë i paligjshëm.

Ose i pari është i paligjshëm, ose i dyti”, u shpreh Petku, ndërsa shtoi se hetimi për figurën është bërë përtej afatit ligjor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I ndërpritet edhe shkollimi

KPK shkarkon ndihmësin ligjor Artor Ylli