MENU
klinika

Reagimi i moderatores

Olti Curri “produksioni të fus më pak në xhep…”

29.04.2019 - 13:48

Së fundmi është shoqëruar me bujë në media deklarata e blogerit Olti Curri ndaj Alketa Vejsiut për të ndihmuar Xheison Baftin, “taramelen” e këtij sezoni të  “Në kurhin e Piter Pan”. 

Vogëlushi jetonte në kushte jo të mira ekonomike, dhe Alketa bëri thirrje për ndihmë, mbi këtë s’ka patur vetëm komente pozitive.

Kjo duket se nuk i ka pëlqyer blogerit Olti Curri, i cili spikat për komentet e tij, shpesh pikante.

Në fakt Xheisoni është pika më e fortë dhe e vetme e këtij sezoni tek ‘Në kurthin e Piter Pan’ . Produksioni le të fusë më pak në xhep dhe të paguajë për atë që meriton ky personazh dhe jo ta shndërrojë në ‘lypës’. Xheisoni meriton të paguhet më shumë se kushdo tjetër në atë spektakël sepse pa atë, spektakli do ishte një funeral me sigla hapje dhe mbyllje, asgjë më shumë“, shkruante Curri në ‘InstaStory’.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i  moderatores. “Asnjë vepër e mirë nuk mbetet pa u ndëshkuar“, ka shkruar shkurt Alketa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Marijuanën futeni aty..."

Roza Lati shpërthen ndaj portaleve