Vetëm pak orë para protestës së opozitës paralajmëruar për pasdite, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ka dërguar kreut të PD-së, Lulzim Basha një paralajmërim të fortë.
“Dëgjoje këtu Lulzim, ke të drejtën të protestosh kur të duash e sa herë të duash, por harroje se mund të nxitësh dhunë, të bësh akte vandalizimi, të godasësh policinë, se ke për t’u përballur me ligjin qoftë ti, qoftë kushdo tjetër që tenton të bllokojë rrugë e të bëjë dhunë.
Basha dhe Kryemadhi kanë vendosur të bllokojnë sot akset më të rëndësishme kombëtare, por një gjë është e sigurt nuk bllokojnë dot reformën në Drejtësi, ashtu si nuk e bllokuan dot më 2016.
Në cadër u betuan se nuk do vinin të votonin, erdhën si pulat, kokën poshtë e dorën lart dhe votuan ndryshimet kushtetuese që ishin celësi i drejtësisë së re që po lind”, tha Balla.