25.04.2019 - 14:29
Opozita e bashkuar ka zgjedhur sot një formë tjetër të mosbindjes civile.
Duke nisur nga ora 18:00 e pasditës militantë e qytetarë të shumtë pritet të bllokojnë qarkullimin e mjeteve në disa akse kryesore rrugore.
Pas orë para nisjes së protestës është zbuluar edhe se ku do të jetë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Mësohet se Basha do të jetë në Milot në protestën e orës 18:00.
Po kështu mësohet se do të bllokohen rrugët në Tiranë tek Shqiponja, në Durrës tek Plepat, në Fier-Sheq dhe në Bradashesh-Elbasan.
Bllokim të aksit rrugor nga protesta e opozitës do të ketë edhe në Milot tek karburanti në autostradë.