Moderatorja Orinda Huta dhe Turjan Hysko i dhanë fund beqarisë 2 vite më parë, në një ceremoni që mori jo pak vëmendje.
Sot të dy moderatorë përkarhë njëri-tjetrit, dikur të dy këngëtarë, tashmë prej disa kohësh edhe partnerë në jetë.
Me sa duket Orinda ka ndjekur traditat dhe ka marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj.
Ndonëse të gjithë i referohen me mbiemrin Huta, në dokumenta moderatorja mban mbiemrin Hysko.
Këtë detaj ajo e ka treguar së fundmi në një postim në ‘Instastory’. Orinda ka publikuar një foto të pasaportës së saj ku shihet se identifikohet si Orinda Hysko. Ajo ka sqaruar edhe arsyen se përse e ka ndryshuar.
“U bëra Hysko për 1 arsye…Zonjat e gjendjes civile më pyetën mbi 10 herë nëse isha e sigurt.
Kujtonin se ishte Turjani arsyeja, por i thashë jo, është vendim personal. Unë do jem gjithmonë një “Huta” gjithsesi dhe me shumë qejf… P.s Kjo gjë ndodhi qëkur u martuam, tani thjesht më skadoi pasaporta”, ka shkruar Orinda.