MENU

Akuzat

Paditet në Prokurori kryebashkiaku i Kavajës

15.04.2019 - 13:51

Kreu i Bashkisë Kavajë është kallëzuar penalisht nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Isa Sakja është vënë nën akuzë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtoreshën e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, Dëshira Qato si dhe Kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Bashkia Kavajë, Dritan Kazazi.

Gjatë kontrolleve periodike që ushtron IKMT në bazë të ligjit në të gjitha bashkitë e vendit, ka vërejtur se në Bashkinë e Kavajës, personat e akuzuar, duke vepruar, apo mosvepruar në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo kontrollit të ligjshmërisë, kanë cënuar interesin publik dhe territorin publik në të paktën shtatë objekte shumëkatëshe të ngritura në territorin e bashkisë Kavajë” thuhet në njoftimin e IKMT-së.

Kallzimi u be pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë nderkohe qe IKMT e mbyll duke deklaruar se “do te vijoje të mbroje territorin kundër abuzimeve të paligjshme, apo “të kopsitura” nga zyrtarë që shkelin ligjet dhe besimin e qytetarëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN