MENU
klinika

Vizita e kryeministrit në Kukës

Paloka-Ramës: U ngjeshe me antiplumb dhe mblodhe me detyrim administratën

06.04.2019 - 18:24

Ish-deputeti, njëkohësisht nënkryetar i PD-së, Edi Paloka është ndalur gjerë e gjatë në takimin e kryeministrit Edi Rama, dje në Kukës.

Nënkryetari i PD-së shkruan se Rama pavarësisisht se solli mijëra forca të policisë dhe u ngjesh me antiplumb, nuk arriti të përballej me qytetarët për mungesë guximi.

Në reagimin e tij në “Facebook”, Paloka ndër të tjera thekson se kryeministrin Rama nuk e duan jo vetëm kuksianët , por shumica e shqiptarëve.

Deklarata e plotë e Palokës:

“Nuk mund te qendrosh me kryeminister i nje populli qe te urren dhe e urren.
Dje ne Kukes, edhe pse solle mijera forca, perfshi forcat speciale, u ngjeshe dhe me antiplumb dhe prape nuk guxove te ballafaqoheshe me qytetaret por mblodhe me detyrim administraten e deri nxenesit e shkollave me canta ne krah, per te zbrazur urrejtjen tende per shqiptaret.
Nuk te duan me, jo kuksianet por shumica e shqiptareve. Kjo nje njeri normal do ta bente te reflektonte por nje si ty e terbon.
Ndaj do vazhdosh edhe pak te zbrazesh urrejtjen dhe arrogancen tende ndaj qytetareve, sic ke bere ne gjithe Shqiperine e dje ne Kukes. Por nje gje eshte e sigurte, njerezit kane nevoje per nje qeverisje dhe nje kryeminister normal, prandaj po te perzene kudo qe shkon me bisht nder shale. Jane qytetaret e vertete e normal te ketij vendi. Asnjeri prej tyre nuk eshte i droguar. I vetmi i droguar dje ne Kukes ishe ti Edvin…”-shkruan Paloka.

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi

“Kontribut në kombin tonë. Mbështetje Kosovës”

Kamala Harris u drejtohet me një letër shqiptarëve në Amerikë

“Rikthehem atje ku historia na ka lidhur me 1 mijë fije“

Sot takimi i Ramës me shqiptarët në Selanik

Bilanci tragjik nga masakra në Shkodër thellohet në 4 viktima

Ndërron jetë në spital Bashkim Basha