MENU
klinika

Ish-trajnieri kuqezi

Rikthehet Panucci, Roma i beson skuadrën italianit

10.04.2019 - 18:55

Ish-trajnieri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci do të drejtojë skuadrën e Romës nga sezoni i ardhshëm,

Panucci do të jetë pjesë e verdhekuqve sezonin e ardhshëm, por do të drejtojë skuadrën U-23 dhe jo skuadrën e parë.

Prej kohësh italiani përflitej si pasardhësi i Eusebio Di Francescos tek Roma, por më pas drejtuesit vendosën të rikthenin në stol Claudio Ranierin.

Megjithatë, Roma i ka besuar Panuccit një projekt jo pak të rëndësishëm pasi sezonin e ardhshëm kryeqytetasit do të kenë skuadrën U-23 e cila do të regjistrohet në Serie C.

E njëjta strategji u përdor edhe nga Juventus këtë sezon dhe mesa duket kjo gjë ka inspiruar edhe verdhekuqtë.

Synimi kryesor i kësaj lëvizjeje është të furnizohet ekipi i parë me sa më shumë talente dhe Panuccit do t’i besohet drejtimi i skuadrës së re.

Sipas mediave italiane, trajnieri do të marë me vete ndihmësin që kishte tek Kombëtarja shqiptare, Marco Casetti.

Për Pannucin, ky do të jetë një ‘rikthim në shtëpi’ pasi italiani ka qenë lojtar i Romës për 8 sezone.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN