MENU

Zbulohet data

Papa Françesku vizitë në Maqedoninë e Veriut?

25.04.2019 - 08:53

Një vizitë historike pritet të zhvillohet në Shkup.

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë bërë me dije faktin se më 7 Maj pritet të vijë Papa Françesku.

Në kuadër të kësaj vizite, mediat maqedonase raportojnë se autoritetet do të instalojnë 15 mijë vende në sheshin qendror.

Në këtë Shesh Papa Françesku do të mbajë meshën e shenjtë.

Kjo do të jetë hera e parë që një Papë do të vizitojë Maqedoninë e Veriut.

Analistët shprehen se duke qenë se Shkupi është edhe vendlindja e shenjtores Nënë Tereza, kjo mund të jetë edhe një ndër arsyet që ka nxitur kreun e Selisë së Shenjtë të vizitojë Maqedoninë më 7 maj.

Autoritetet paralajmërojnë masa të rrepta sigurie në Shkup, në bashkëpunim me rojet papnore zviceriane.

Ndërkohë teksa ka folur për këtë vizitë, kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se Maqedonia e Veriut ndihet e nderuar që do presë ardhjen e njërit prej drejtuesve më të rëndësishëm shpirtëror botëror.