MENU
klinika

Khabib, replikë me McGregor

“Paratë vijnë e shkojnë, por nderi…”

01.04.2019 - 11:52

Duket se ka filluar një duel në rrjetet mes dy luftëtarëve të arteve marciale, pikërisht Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor, me këtë të fundit që ka deklaruar tërheqjen nga sporti aktiv.

Khabib mposhti McGregor vitin e kaluar, por duket se po e mund edhe jashtë kafazit të UFC-së, në rrjetin social Twitter, duke ia kujtuar se paratë vijnë dhe shkojnë, por nderi nuk vjen më.

Dyshja tani ka shkëmbyer fjalë në Twitter, me McGregorin që e nisi luftën e fjalëve, duke reaguar ndaj njërit prej postimeve të McGregor.

khabib McGregor
khabib McGregor

“Ndjenjë madhështore, pas pesë raundeve kampionati. Shihemi së shpejti adhurues, shumë shpejt. Faleminderit njerëz për përkrahje gjithë këto vite”, – shkroi Khabib.

McGregor iu përgjigj duke thënë: “T’i morën paratë dhe sytë e vëllait tuaj u tronditen kur luftuat me mua, mi i vogël. Viva Las Vegas, shtëpia fiton gjithmonë. Një aheng i madh në Wynn së shpejti.”

Por, Khabib ia ktheu në mënyrë brilante: “Paratë vijnë dhe shkojnë, por nderi që ti e humbe atë mbrëmje nuk do të rikthehet kurrë, mësohu me të. E përfundove karrierën në MMA, por e nise në Twitter?”