MENU
klinika

Mobilizon forcat

Parlamenti mblidhet të mërkurën, opozita del me një vendim

01.04.2019 - 11:52

Menjëherë pasi grupi i Partisë Socialiste në një mbledhje vendosi ndryshimin e datës së seancës plenare, ka ardhur vendimi i opozitës.

Kujtojmë që seanca është zhvendosur të mërkurën në orën 10:00 dhe jo të enjten sikurse mbahet zakonisht.

I menjëhershëm duket se ka qenë mobilizimi i Partisë Demokratike, e cila ka vendosur protestën e radhës ditën e mërkurë me datë 3 prill, ora 09:30.

Prej disa javësh opozita po proteston para Kuvendit, çdo ditë që zhvillohen seanca plenare.

Ashtu sikurse është paralajmëruar edhe më parë, edhe këtë javë opozita do të ndjekë të njëjtën rrugë.