MENU

Kush ishte dhe ku strehohej?

Pas 16 vitesh në arrati, vdes gruaja e Millosheviç

15.04.2019 - 09:34

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare, gruaja e ish-presidentit jugosllav Slobodan Millosheviç.

Mirjana Markoviç vdiq dje në Moskë, ku sipas medias “Tanjug” bëhet me dije se ajo ndërroi jetë në një spital në kryeqytetin rus si pasojë e disa komplikimeve që i shkaktuan edemin pulmonar.

Po kush është Mirjana Markoviç?

Ajo në 1990-tën themeloi të Majtën Jugosllave (JUL) një parti të vogël politike me ndikim të madh politik dhe ekonomik, e cila bashkëjetoi me Partinë Socialiste (SPS) të bashkëshortit të saj deri në tetor 2000.

Pas përmbysjes së regjimit të Millosheviçit, emri i Mirjanës Markoviç është përfshirë në vepra të ndryshme kriminale.

Raportet e shtypit e lidhën atë me rrëmbimin dhe vrasjen e turpshme të ish-presidentit serb Ivan Stamboliç, ndërsa ajo u dyshua se kishte urdhëruar vrasjen e gazetarit Slavko Tsouvuves.

Ajo u largua nga Serbia në shkurt 2003, një muaj para vrasjes së kryeministrit Zoran Gjinxhiç dhe shkoi në Moskë ku ajo kërkoi azil politik.

Në vitin 2018, zonja Markoviç u dënua në mungesë me një vit burgim.vendim qe u anullua një muaj më parë nga gjykata e apelit në Beograd.

Që nga viti 2003, kur shkoi në Moskë, Mirjana Markoviç kurrë nuk e vizitoi Serbinë. Dhe nuk mori pjesë as në varrimin e burrit të saj Sllobodan Millosheviq i cili vdiq në vitin 2006 në Gjykatën e burgut Penale për ish-Jugosllavinë, ku ai përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.