MENU
klinika

Reagimi

Pas protestës, ‘nuk ndalet’ Rama, kësaj radhe e ka me Policinë

14.04.2019 - 16:10

Kryeministri Edi Rama pas ironisë së djeshme ndaj protestës së opozitës së bashkuar, ka reaguar edhe sot, teksa lartësoi veprimet e Policisë së Shtetit.

Shefi i qeverisë publikoi komunikimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili tha se strukturat e Policisë treguan nivel të lartë dhe aftësi profesionale duke mos toleruar aktet e dhunshme në protestë.

“Policia e Shtetit dha dje një tjetër shembull kuptimplotë dinjiteti në krye të detyrës, ndërsa dhunuesit e saj një tjetër arsye për t’u braktisur nga çdo qytetar i denjë i kësaj republike – Komunikim publik i Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi”, shkruan Rama në “Facebook”.

Pas protestës së opozitës, Policia e Shtetit njoftoi se janë arrestuar 37 persona, të cilët ushtruan dhunë gjatë tubimit të së shtunës, ndërsa ka proceduar edhe 23 të tjerë.

Në mesin e të proceduarve rezulton edhe sekretari i përgjithshëm e PD-së, Gazmend Bardhi.