Bëri bujë në të gjitha mediat pak ditë më parë sherri mes Oriola Marashit dhe reperit Noizy.
Modelja Oriola Marashi dhe reperi Noizy prej disa ditësh janë në qendër të mediave. U përfol se mes tyre ka pasur një acarim der në prishje të miqësisë.
Oriola prej disa muajsh ishte pjesë e labelit ‘OTR’ ku dhe u përfol se do të sillte një këngë.
Mirëpo, vetëm pak kohë më parë u vu re se dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe prej kohësh nuk ishin parë më as nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Mesa duket modelja marrëdhëniet me pjesëtarët e grupit vazhdon t’i ruaj ende, pasi së fundmi Marashi ka publikuar në ‘Instastory’ këngën prej ‘OTR’, Matolale me titull ‘Kapo’ dhe madje e ka etiketuar atë.