MENU
klinika

Çfarë zbulon për fansat?

Pas suksesit mes motrave, Era nuk e vonon projektin e radhës

30.04.2019 - 11:29

Pas bashkëpunimitme me motrën e saj, Norën, Era Istrefi duket se në këtë periudhë është tejet energjike dhe e frymëzuar.

Kështu duket së paku nga çfarë vetë këngëtarja me një stil tejet identifikues na tregon dhe na lë të kuptojmë.

Ajo nuk do të ndalet me bashkëunimin e saj të fundit me motrën por momentalisht është duke punuar për hitin e radhës që do të sjell së shpejti për publikun.

Era ka nisur xhirimet për këngën e re, ndërsa për ndjekësit ka treguar imazhin e saj  në këtë klip të ri.

Ajo ka zgjedhur të vishet në stilin që jemi mësuar ta shohim pothuajse vazhdimisht. Mbetet vetëm për t’u parë se çfarë po përgatit këtë herë këngëtarja.

Ndërkohë dueti “Nuk e di” me Norën, publikuar pak kohë më parë është pritur mjaft mirë nga publiku dhe po dëgjohet maksimalisht.