MENU
klinika

Çfarë po ndodh?

Pas zyrtarizimit të koalicionit opozitar, Kryemadhi bën lëvizjen e radhës

23.04.2019 - 14:45

Menjëherë pas firmosjes së koalicionit opozitar, Monika Kryemadhi ka thirrur sot në mbledhje kryesinë e LSI-së.

Mbledhja do të zhvillohet sot në orën 15:30 në selinë e LSI-së.

Mësohet se në fokus të mbledhjes së kryesisë së LSI-së, do jenë diskutimet për axhendën dhe aksionin opozitar.

Kujtojmë që Kryemadhi ishte e fundit që firmosi marrëveshjen për krijimin e koalicionit opozitar me Partinë Demokratike.

Këtë marrëveshje ajo e cilësoi si flamurin e shpresës për shqiptarët.