MENU
klinika

Nuk munguan...

Pashkët në Fier bëjnë bashkë PS, PD dhe LSI

28.04.2019 - 13:29

Pashka orthodokse ka bërë bashkë drejtues të pushtetit vendor dhe drejtues të forcave politike PS, PD dhe LSI.

Me rastin e kësaj feste në kishën e Shën Gjergjit në Fier kanë bërë urimet dhe janë takuar me imzot At Nikolla drejtues të forcave të ndryshme politike.

Ish-deputeti demokrat i Fierit, Luan Baçi tha se politika e ketyre 6 viteve është politikë agresive, politikë e mbrapshtë dhe ka vepruar në të keqen e shqiptarëve.

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj thjeshtë uroi të gjithë shqiptarët, pa adresuar sulme.

Ndërsa socialisti Xhevit Bushi në këtë mesazh urimi parafolesit e tij i quajti politikanë të rrugëve .